Organizata Botërore e Shëndetësisë është pesimiste se vaksinat kundër COVID-19 do t’i japin fund pandemisë. Variantet e reja të virusit, sipas OBSH-së, po zbehin shpresat për arritjen e imunitetit të tufës.
Agjencia AFP e ka pyetur zyrtarin e OBSH-së, Kluge nëse kjo përqindje mbetet ende një pikësynim i organizatës, mirëpo ai tha se situata ka ndryshuar për shkak të varianteve të reja, siç është Delta.
“Unë mendoj se kjo na çon në atë pikë ku qëllimi i vaksinimit është para së gjithash për të parandaluar sëmundje më serioze dhe vdekshmërinë. Në duhet të përshtasim gradualisht strategjinë e vaksinimit nëse e marrin parasysh faktin se COVID-19 do të vazhdojë të ndryshojë dhe të mbetet me ne, ashtu siç është gripi”, shtoi ai.
Pavarësisht faktit se vaksinat mbeten vendimtare për të kontrolluar pandeminë, epidemiologët tani thonë se nuk është shumë realiste që imuniteti i tufës të arrihet vetëm përmes procesit të imunizimit.
Shkalla e lartë e vaksinimit ndihmon shumë edhe në parandalimin e “mbingarkimit të sistemeve të kujdesit shëndetësor”, tha Kluge.
g.kosovari