Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani thotë se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vepruar si hileqar në largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Ristani i ftuar në emisioni ‘Pa Protokoll’ në Report Tv theksoi se vendimi i Bashës është nul, pasi sipas tij nuk ka të drejtë që ta përjashtojë.
‘Basha nuk zhgënjen, vepron natën, në momentin e fundit dhe atëher kur nuk pret. Është një hileqar, që e ka praktikë këtë punë. A zgjodhi Basha mes SHBA dhe Berishës apo ishte prap një vendim hileqar?! Vendimi Bashës është nul, pasi nuk mund të merrej personalisht.’- tha Ristani.
Ristani paralajmëroi se Partia Demokratike mund të futet në një situatë të rrezikshme, pasi sipas tij mund të ndahet më dysh dhe nëse vazhdon kështu nuk do të jetë më kurrë alternativë qeverisëse. Sipas Ristani PD nuk ringrihet pa largimin e Berishës dhe të Bashës.
‘Sot PD nuk ka as ish-liderin, as kryetar nuk ka, pasi vrau edhe babën edhe veten. Ajo që mund të ndodhë tani në PD është e rrezikshme, pasi do ta çajë PD-në në dysh dhe do të shkatërrohet. PD dhe pa këtë konflikt ishte në ditët e veta më të këqija. Nëse gjëja vazhdon kështu PD nuk do të jetë më altrenativë qeverisëse. PD reformohet vetëm duke u larguar Bashën dhe Berishën nga PD. Kjo lëvizje tektonike do ta shkatërrojë PD-në. Ose do të gjejë forca ose do të ringrihet nga hiri. Basha dhe Berisha, të dy bashkë janë përgjegjës, gjendjen në të cilën ndodhet PD.’- tha Ristani.
Ristani tha se kreu i PD-së Lulzim Basha është përfolur për afera financiare me Edi Ramën dhe se gjithë këto kohë ka vepruar si biznesmen, jo si politikan.
‘Basha është përfolur për shumë afera financiare më Ramën. Është sjellë si një biznsemen dhe jo si një politikan që synon pushtetin. Rama gjeti mundësin për të korruptuar Bashën dhe për të qëndruar në pushtet.’-tha Ristani.
g.kosovari