Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos komentojë vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës. Në një deklaratë për mediat pas seancës së parë të Kuvendit të Shqipërisë, Edi Rama tha se PS nuk do të harxhojë energji për të shkuarën, por do të shoh nga e ardhmja.
“Të kemi sa më shumë energji për sfidat e përbashkëta, për ëndrrat e qytetarëve. Sa më pak energji për atë që politika i ka bërë fatkeqësisht në shumë e shumë vite, duke u bërë një prone e politikanëve”, tha Rama.
I pyetur nëse është i kënaqur për vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës, Rama tha se PS shikon nga e ardhmja dhe nuk merret me të shkuarën. Më tej tha se është i gatshëm për bashkëpunim me Bashën dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
“PS ka marrë një mandat për të ka marrë një mandat për të çuar një mandat në nivel tjetër, PS sot është në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të saj pasi do të çoj Shqipërinë në një nivel të jashtëzakonshëm. Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin tonë të trete me dorën shtrirë, është një gjë e kam thënë në krye të herës, pavarësisht se si do të shkonin zhvillimet në PD”, tha ai.
/a.r