Makina e Sali Berishës është mbushur me karafila ngjyrë vjollcë nga simpatizantët që i kishin dalë përpra duke i bllokuar rrugën jashtë Parlamentit. Me ovacione të shumta, Berisha sulmoi drejtpërdrejt Lulzim Bashën, të cilin e quajti tradhtar, që ka shitur partinë e tij për interesa të flliqura.“Sot nis beteja për shpëtimin e Partisë Demokratike, pazaret e Lulzim Bashës, Partia Demokratike do të dalë nga kjo betejë më e fortë se kurrë. Do ta shpëtojmë PD nga njeriu që ka shitur partinë e tij për interesa të flliqura. I vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD-në në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Lëvizja ime e radhës do jetë statutore për vendosjen e sovranitetit të PD. Emergjenca është kjo. PD do të rivendosë sovranitetin, legjitimitetin, statutshmërinë e saj, të grabitur poshtërsisht nga marrëveshja Rama-Basha,” tha Berisha.I shoqëruar nga Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka, Sali Berisha tha se nga sot nis beteja për të shpëtuar PD ndërsa bëri të ditur se lëvizja e tij e radhës do të jetë statutore.