Partia Socialiste kishte planifikuar që para nisjes së punimeve të Kuvendit të zhvillonte një mbledhje të Grupit Parlamentar, por kjo mbledhje nuk do të zhvillohet.
Burime për Klan News bëjnë me dije se socialistet nuk do të mblidhen në seli para nisjes së seancës.
Ende nuk dihen arsyet e këtij ndryshimi plani. Ndërkohë nga ana tjetër pritet që një mbledhje të Grupit Parlamentar të zhvillojë Partia Demokratike, ku do të diskutohet dhe për vendimin e djeshëm të Lulzim Bashën për përjashtimin e Sali Berishës.
/a.r