“Po përjetojmë një valë të rëndë të pandemisë. Sot 78 pacientë janë në gjendje të rëndë të shtruar në spital. Mendojmë se variant Delta ka fituar shumë sa i përket mundësisë që përhapet. Kjo valë po përcillet edhe me prekje të grupmoshat e reja, madje duke mos kursyer edhe fëmijët e vegjël, madje kemi pasur humbje edhe jete te gratë shtatzëna”.
Kështu u shpreh Valbon Krasniqi, drejtues i përgjithshëm i QSUK, në intervistën e marrë nga gazetari i A2 CNN, Armend Pire, teksa foli për situatën e pandemisë në Kosovë.
Krasniqi thekson se në spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjakovës janë trajtuar edhe qytetarë nga Shqipëria. Madje, ai tregon se aktualisht janë duke marrë ndihmë mjekësore.
“Sa i përket pacientëve nga Shqipëria, ne kemi trajtuar kryesisht pacientë në spitalin e Prizrenit dhe të Gjakovës. Sot, kemi 8 pacientë që po merr trajtim në këto dy spitale, njëri prej tyre po merr trajtim në spitalin e Prizrenit dhe 7 qytetarë të tjerë në Gjakovë”.
/b.h