Ambasada gjermane ka zbuluar detaje nga vizita e kancelares Angela Merkel më 14 shtator në Shqipëri.
Sipas njoftimit zyrtar, takimin e parë Merkel do e ketë me kryeminitrin Rama.
Më pas do të ketë një takim me krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
STATUSI NGA AMBASADA GJERMANE
🇦🇱 | Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator 🇦🇱️🤝🇩🇪
Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në 🇪🇺. Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të 🇽🇰 Kosovës, 🇧🇦 Bosnje dhe Hercegovinës, 🇲🇪 Malit të Zi dhe 🇲🇰 Maqedonisë së Veriut.
g.kosovari
Po Lul Bashën, e harrove ?
Po kush pjerdh për të pjerdhurit ? !