Në TCH ka nisur sërish shou me emrin “Përputhen”, ku vajza dhe djem shkojnë për të gjetur partnerë.
Këtë radhë mes pjesmarrësve është edhe një infermiere, e cila ka lënë punën për të gjetur burrë në television.
Ajo quhet Ada, është 28 vjeç dhe vjen nga Skrapari. Ada ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe ushtron profesionin e infermieres.
Ajo thotë se gjëja e parë që sheh tek një mashkull është buzëqeshja dhe pamja e jashtme, ndërsa e cilëson veten si një femër ambicioze që arrin gjithçka që do në jetë.
Për atë nuk ka problem mosha e mashkullit që do të ketë në krahë. Tani shumë njerëz mund të thonë se si ka degraduar shoqëria shqiptare deri këtu, por në fakt, “Përputhen” është shfaqja më e ndjekur në Shqipëri, edhe pse shumica e pjesmarrësve në të, janë thjesht njerëz mediokër që dalin në TV për t’u bërë të famshëm.
/b.h