Tre liderët e partive opozitare, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, janë takuar so për të diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale. Takimi i tyre është zhvilluar disa ditë pasi nga ana e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje është konsideruar mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të situatës me COVID-19.
Kjo ide është shprehur për herë të parë nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se po të pyetej ai, do t’i shtynte zgjedhjet, për shkak të numrit të madh të rasteve pozitive me koronavirus dhe vdekjeve. Por, kjo ide e Konjufcës është kundërshtuar nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Si opsion për të mos rënduar situatën me COVID në Kosovë, tri partitë opozitare kanë kërkuar që fushata elektorale për zgjedhjet në komuna të shkurtohet. Kryetari i LDK-së ka kërkuar që fushata të zgjasë vetëm 10 ditë, ndërsa Haradinaj ka shkuar edhe më tej, duke u mjaftuar edhe me 5 ditë. Ndëkohë që kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ende nuk është deklaruar rreth kësaj çështjeje.
Zgjedhjet lokale parashihet të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ndërkohë që palët kanë nisur me zyrtarizimin e figurave që do të garojnë. Por këto nuk do të jenë të parat zgjedhje në kohë pandemie, pasi edhe vjet Kosova më 14 shkurt zgjodhi qeverinë.
/m.j