Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të komentojë një ndeshje boksi në Florida.
Sipas mediave vendase bëhet me dije se në ring do të jenë Evandeer Holyfield dhe Vitor Belfort, të cilët do të ndeshen nën drejtimin e Trump.
Ndeshja do të zhvillohet në The Seminole Hard Rock Casino të shtunën në 11 shtator, që përkon edhe me 20-vjetorin e sulmeve terroriste.
Aktiviteteti pritet të ndiqet nga mijëra spektatorë.
Ndeshja mes dy boksierëve ishte menduar fillimisht që të zhvillohej në Staples Center në Los Angeles me Oscar De La Hoya dhe Belfort, por tashmë do të zhvillohet në Florida.
/m.j