Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me kreun e SPAK, Arben Krajën.
Në një postim në rrjetet saociale diplomatja amerikane thekson se SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, pa marrë parasysh sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti.
“U takova me kreun e SPAK Arben Kraja për të nënvizuar pritjen e SHBA që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pa marrë parasysh sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti.
Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë”, shkruan ambasadorja.
/m.j