Në botën e përfshirë nga pandemia Covid, Kina ofron një alternativë, mjekësinë e saj tradicionale, e paraqitur dhe në panairin dedikuar tregtisë së shërbimeve. Shërbimet e mjekësisë tradicionale kineze kanë tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë e Shërbimeve (Ciftis), që synon thellimin e bashkëpunimit ndërkufitar duke i dhënë vrull ekonomisë botërore, citon “Xinhua”.
Falë arritjeve të saj në betejën kundër Covid-19, mjekësia tradicionale kineze ka fituar njohje më të gjerë edhe në vendet e tjera, shpjegon Tong Xiaoying, zëvendësdrejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit të Akupunkturës në Pekin të Kinës.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 113 vende anëtare e kanë njohur akupunturës, 29 prej të cilave e kanë futur në rregulloret shëndetësore dhe 20 e kanë përfshirë në shërbimet kombëtare të sigurimit shëndetësor.