Zgjedhjet e 17 tetorit në Kosovë/ Nesër, shorti për renditjen e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hedh nesër shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 10:00.

Siç dihet tashmë, fushata do të nisë më 15 shtator.

Për shkak të gjendjes së rëndë me pandemi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kohë më parë ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që të shkurtohet fushata zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë.

Për një fushatë më të shkurtër është edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili tha se duhet t’i jepet prioritet ruajtjes së shëndetit publik, ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kërkoi që fushata të zgjasë vetëm pesë ditë. Javëve të fundit, Kosova ka shënuar rritje të madhe të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus, ku vetëm në dy ditët e fundit kanë humbur jetën 56 persona.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com