Viktor Pesternikov, 41-vjeçari rus, u rrëfye sot për përdhunimin dhe vrasjen e dy vajzave të vogla.
Ulyana Dagner dhe Anastasia Fesler, të dyja 10 vjeç, humbën këtë të hënë. Pamjet e publikuara shfaqin Pesternikov i cili dërgon vajzat në një dyqan për tu blerë ëmbëlsira dhe më pas i shoqëron jashtë, para se ti përdhunonte dhe vriste.
Ai kishte qenë i dënuar më parë me 10 vite burg për krime seksuale ndaj fëmijëve.
Pesternikov i arrestuar ditën e sotme, fillimisht tha për policinë se thjesht kishte dashur t’u blinte vajzave ëmbëlsira, më pas i kishte shoqëruar për të ushqyer pëllumbat dhe ishte ndarë prej tyre. Ai u rrefye më vonë se i kishte përdhunuar dhe mbytur të dyja vajzat, trupat e të cilave u gjetën në një shtëpi të braktisur, ndërsa veshjet e tyre ishin të varura në një pemë, raporton Daily Mail.
Pedofili rus punonte si shofer, ishte i martuar dhe baba i dy adoleshentëve. Ai kishte përfunduar dënimin e tij 10 vjeçar në vitin 2019.
Ngjarja e frikshme ka shtuar thirrjet për t’i dhënë fund moratoriumit të disa dekadave të ndalimit të dënimit me vdekje në Rusi.
Pesternikov do të qëndrojë në paraburgim derisa të gjykohet./m.j