Angela Merkel ka mbajtur fjalimin e saj të fundit në parlamentin gjerman. Në fjalën e saj ajo i ka kërkuar publikut të votojë për kandidatin e partisë së saj mbi rivalin e qendrës së majtë.
Kancelarja, e cila do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve federale më 26 shtator, paralajmëroi për mundësinë që partia Socialdemokrate (SPD) dhe të Gjelbrit të përfundojnë duke qeverisur vendin në një koalicion me ekstremin e majtë Die Linke.
“Ajo që është në rrezik janë vendimet e vërteta ekonomike dhe të lidhura me taksat që do të përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë, numrin e vendeve të punës,” tha Merkel, duke shtuar se Armin Laschet i Unionit të saj Kristian Demokratik (CDU) ishte i vetmi kandidat i aftë për të formuar një qeveri të moderuar që do të udhëheqë vendin në të ardhmen.
Laschet është “fundosur” në mënyrë dramatike javët e fundit, me një sondazh të publikuar të martën duke parashikuar që CDU të bjerë nën 20% për herë të parë në historinë e Gjermanisë së pasluftës. SPD, e kryesuar në këtë fushatë nga zëvendëskancelari dhe ministri i financave, Olaf Scholz, po kryeson sondazhet me rreth 25%.
Merkel gjithashtu përdori fjalimin e saj për të kritikuar Scholz për përdorimin e termit “derra” për të përshkruar njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19. Merkel tha se analogjia ishte “e gabuar”: “Asnjë prej nesh nuk është derra, as Olaf Scholz as unë,”- shtoi ajo në Bundestag të martën.
/b.h