Emisioni Uniko trajtoi në puntatën e parë historine e Sonila Canit, vajzës 21-vjeçare që u gjet e vdekur në banesën e saj në Torino të Italisë.
Në studio ishin të ftuar edhe prindërit e Sonilës, Dashnor dhe Sose Nazo, për të komentuar mbi faktet e reja.
Në muajin Qershor, dy ditë para transmetimit të pjesës së 6 të serisë së emisioneve ‘Kush e vrau Sonilën’, bashkëshorti i Sonila Canit, Kreshnik Cani, njoftoi në Facebook se ishte larguar nga Italia drejt SHBA-së pasi nuk mund të vazhdonte më jetën në Torino, dhe sipas tij, shkak ishte bërë emisioni “Uniko”.
Përmes një videoje në Facebook brenda një banese, Kreshnik Cani tregonte se kishte mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me djalin e tij të vogël, duke përdorur edhe një gjuhë jo të përshtatshme.
Por emisioni Uniko verifikoi në atë kohë se Kreshnik Cani nuk kishte shkuar në Amerikë sikurse ai pretendonte, por nga ana tjetër nuk ishte as në Itali.
Kreshnik Cani tentoi të çorientonte opinionin publik, por edhe stafin e emisionit, për vendndodhjen e tij. Megjithatë, emisioni Uniko nuk u përfshi për asnjë moment në debat të drejtpërdrejtë me Kreshnik Canin, pasi ai nuk është fokusi i këtij emisioni.
Megjithatë, emisioni Uniko nga Spartak Koka kishte zbuluar përmes provave të pakundërshtueshme vendndodhjen e Kreshnik Canit, pasi ky i fundit ishte larguar nga Italia.
Kreshnik Cani kishte shkuar në Islandë, dhe sapo kishte mbërritur në këtë shtet, kishte kërkuar azil me motivin se po i kërcënohej jeta. Pas kësaj kërkese, ishte vendosur nga autoritetet islandeze në një qendër pritje të azilkërkuesve 24 kilometra larg kryeqytetit Rejkjavik, në Hafnarfjordur.
Emisioni Uniko ka siguruar edhe një foto ekskluzive të Kreshnik Canit në rrugët e Islandës të bërë më datë 19 Gusht 2021. Në këtë foto, Kreshnik Cani shfaqet me karrocë me djalin e vogël, Tekon.
/a.r