Thomas e zbuloi pornografinë në rrugën më të zakonshme: në shkollë.
Ai kujton se si shokët e klasës flisnin për pornografinë në sheshe lojërash dhe i dërgonin njëri -tjetrit video në telefonat e tyre para se të flinin.
Ishte 13 vjeç në atë kohë dhe fillimisht e nisi thjesht për sport.
Pastaj ai filloi të shikonte vetëm pornografi në tabletin e tij në dhomë. Ajo që filloi si diçka rastësore nisur më shumë nga kurioziteti, u bë më pas një zakon i përditshëm.
Thomas (ky nuk emri i tij i vërtetë), i cili është në të 20 -at e tij jetonte me një nga prindërit e tij, që nuk interesohej asfare se çfarë bënte ai në internet.
“Në atë kohë me dukej diçka normale, por duke e kthyer kokën pas kuptova se situata me doli nga duart shpejt,” thotë Thomas.
Kur zuri të dashur, në moshën 16 vjeçare ai filloi të bënte seks dhe shikonte më pak pornografi. Por varësia ishte vetëm çështje kohe për tu rishfaqur përsëri.
Gjatë izolimit në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar, Thomas humbi punën e tij.
Ai jetonte me disa të afërm dhe po përpiqej t’i mbronte ata nga Covid ndërsa stresohej gjithnjë e më shumë për paratë.
Thomas kalonte orë të tëra në internet, ku faqet e pornografisë ishin rritur me kërkesa nga njerëzit e izoluar si pasojë e pandemisë
“Ky zakon u bë përsëri i përditshëm,” thotë ai. “Dhe unë mendoj se rreth 80% e gjendjes sime mendore të rënduar ishte për shkak të pornografisë”
Thomas filloi të kërkonte përmbajtje më eksplicite. Ai u bë shumë i varur dhe vetëvlerësimi i tij ra përtokë. “Arrita në atë pikë sa të mendoja vetvrasjen,” thotë ai.
“Atëherë shkova për tu konsultuar me një mjek. Mendova: nuk mund të ulem në dhomën time dhe të mos bëj asgjë; Kam nevoje për ndihme ”
Turpi e ndaloi Thomasin t’i përmendte doktorit varësinë ndaj pornografisë, duke përfunduar për pasojë me vetëm disa ilaçe kundër depresionit.
Ato e përmirësuan gjendjen e tij shpirtërore, por jo zakonin, që kish filluar t’i ndikonte edhe në jetën e tij seksuale.
Ai filloi të mendojë se edhe burrat e tjerë janë zënë në të njëjtin qark.
“Kështu që unë thjesht kërkova në Google diçka si ‘si të ndalosh së shikuari pornografi’ dhe kishte aq shumë,” thotë ai.
Debati rreth pornografisë është përqendruar në furnizimin e një industrie shumë miliardë paundësh – dhe biznesin e mundimshëm për ta mbajtur atë jashtë dhomave të gjumit të fëmijëve. Në qoshet e saj më të errëta, pornografia ka kapërcyer kufijtë duke shërbyer edhe për trafik seksual, përdhunim, imazhe të vjedhura dhe shfrytëzim, përfshirë fëmijët…
Planet nga qeveria britanike për të detyruar faqet e pornografisë që të kërkojnë verifikimin e moshës u rrëzuan në vitin 2019 për shkak të arsyeve teknike dhe shqetësimeve për privatësi.
Mbretëria e Bashkuar ende shpreson të vendosë disa rregulla. Ndërkohë, i takon prindërve të aktivizojnë filtrat e faqeve që përdorin fëmijët e tyre në internet dhe të shpresojnë që ata (fëmijët) të mos e kenë këtë qasje edhe jashtë shtëpisë së tyre.
Tregu dominohet nga MindGeek, një kompani kanadeze që zotëron faqe duke përfshirë YouPorn dhe Pornhub. Ky i fundit, i cili thotë se merr 130 milionë vizitorë në ditë, raportoi një rritje të menjëhershme të kërkesës në mars të vitit të kaluar.
Terapistët specialistë thonë se konsumi rastësor mund të përshkallëzohet, duke i bërë përdoruesit të kërkojnë përmbajtje më ekstreme për të kënaqur kërkesat e tyre.
Ata fajësojnë pornografinë se po rrisin depresionin dhe po ndikojnë në jetën seksuale. Ata që kërkojnë ndihmë shpesh keqkuptohen.
Megjithatë, duke luftuar këtë fenomen, aktivistët anti-pornografi shpresojnë të kontrollojnë disa nga efektet toksike të pornografisë.
Jack Jenkins kurrë nuk ishte i lidhur me pornografinë, por ai ishte tipik për ta zbuluar atë përmes miqve të shkollës në moshën 13 vjeçare. Kërkimet nga Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmit në 2019 arritën në konkluzionin se 51% e fëmijëve të moshës 11 deri në 13 vjeç kishin parë pornografi, duke u rritur në 66% të moshat 14 -15 vjeç.
Vite më vonë, Jenkins, 31 vjeç, po eksploronte meditimin budist kur ndjeu se donte ta çlironte veten nga devijimet jo të shëndetshme, përfshirë pornografinë. “Ishte thjesht diçka që nuk e doja më në jetën time,” thotë ai.
Jenkins është gjithashtu një sipërmarrës kështu që ai kaloi orë të tëra duke bërë hulumtime të tregut në forume të ndryshme, ku njerëzit diskutojnë përdorimin e pornografisë problematike të shkallëve të ndryshme, nga niveli i tij deri tek “të varësia e plotë që e shikojnë atë për 10 orë në ditë”.
Ata të gjithë ishin ndier jo komod kur ndanin shqetësimin e tyre, ose ishin paragjykuar ndërsa kërkonin ndihmë.
Kështu Jenkins ndërtoi platformën Remojo, i cili pretendon të jetë “programi i vetëm i plotë në botë për bllokimin dhe lënien jashtë të pornografisë”.
Kundrejt një tarife, ajo ofron një teknologji që është projektuar të jetë pothuajse e pamundur të anashkalohet. Punon në të gjitha pajisjet për të bllokuar jo vetëm faqet e pornografisë, por përmbajtjen seksuale në mediat sociale dhe gjetkë.
Platforma Remojo ka përfshirë gjithashtu intervista podcast, meditim dhe një komunitet anonim online.
Që nga fillimi i shtatorit 2020, Jenkins thotë se më shumë se 100,000 njerëz kanë instaluar Remojon.
Jenkins gjithashtu nënvizon se më shumë se 90% e klientëve të tij janë meshkuj, përfshirë shumë nga vende më fetare sesa Britania e Madhe, si SHBA, Brazili dhe India.
Remojo, që kushton (rreth 2.90 £) në muaj, nuk është anti-pornografi, anti-masturbim apo i nxitur nga morali, sqaron Jenkins.
…Paula Hall, një psikoterapiste veterane e specializuar për varësinë nga seksi dhe pornografia, filloi të punojë me të varurit nga droga në vitet ’90 para se të ndryshonte drejtim.
Ajo kishte vënë re një ndryshim në qëndrimet ndaj varësisë nga seksi. “Dikur shihej si një çështje që i përkiste vetëm të famshmëve,” thotë ajo.
“Ishin burra të pasur, të fuqishëm që kishin para për të paguar punonjësit e seksit”
Pesëmbëdhjetë vjet më parë, pak nga klientët e Hall përmendën madje edhe pornografinë se ishin të varur.
Pastaj erdhi interneti me shpejtësi të lartë. “Tani, ndoshta është 75% e tyre që kanë varësi.”
Hetimet ndaj faqeve të tilla u rritën më shumë se 30% në vitin pas pandemisë
Hall rekrutoi pesë terapistë të rinj dhe numërojnë rreth 300 klientë në muaj.
“Ne po kuptojmë se terapia është shumë ajo që po u nevojitet,” thotë ajo. “Varësitë janë një simptomë – një mekanizëm përballues ose mpirës”
Puna e Hall përfshin gjetjen për shkakun rrënjësor të problemit dhe më pas rindërtimin e një marrëdhënieje të shëndetshme me seksin…
…Disa studime kanë parë efektet e pornografisë në tru. Disa kanë vërejtur se ajo shkakton ndjenja më të mëdha të dëshirës, por jo kënaqësisë.
“Në fund të fundit, nuk ka rëndësi se si quhet, sepse është një problem,” thotë Hall.
Ajo ka parë burra që ecin nëpër dhomë dhe nuk mund të mendojnë për asgjë tjetër sesa për pornografinë: “Ata bëhen nervozë”.
…James (nuk është emri i vërtetë) është në të 30 -at e tij dhe, si Thomas, zbuloi pornografinë në moshën 13 -vjeçare. “Prindërit e mi e urrenin njëri -tjetrin dhe unë fshihesha lart në kompjuterin tim,” thotë ai.
James u përpoq të merrte ndihmë në universitet, kur përdorte pornografinë si mjet për të lehtësuar presionin e afateve për provimet por vetëm sa i vodhi kohën e tij, duke dëmtuar studimet.
Ai gjeti një këshilltar të marrëdhënieve. “Isha duke u përgatitur për të folur për varësinë time nga pornografia për herë të parë dhe isha vërtet nervoz”
James gjente “ngushëllim” tek këto faqe deri në moshën 25 vjeç, kur stresi i madh i punës e çoi drejt pikës së tij më të ulët.
“Unë e kuptova se po konsumoja pornografi me një ritëm më të lartë sesa interneti ishte në gjendje ta prodhonte atë,” thotë ai. Zakoni i tij kishte prishur dy lidhje serioze. “Është thjesht shkatërruese të kesh këtë oreks të pangopur për pornografi, por asgjë të ndihesh mirë në një marrëdhënie.”
…Psikoterapistja Hall thotë se rreth 95% e pyetjeve në Qendrën e saj vijnë nga burrat – dhe se shumica e grave që kontaktojnë janë të shqetësuara për partnerët e tyre.
Ajo beson se gratë përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të përdoruesve problematikë, por ato hasin një pengesë edhe më të madhe turpi, sepse ato nisen nga fakti se mund të paragjykohen si “zuska apo nëna të këqija”.
“Ne i edukojmë vajzat si bastione të sigurisë seksuale. Mos merrni IST, kujdes mos mbeteni shtatzënë” thotë ajo.
“Ne i rritim djemtë që të mos lënë shtatzënë vajzat dhe të kujdesen për ndjenjat e vajzave” Duke vepruar kështu, Hall thotë se, “ne i ndajmë emocionet e meshkujve nga seksualiteti në moshë të re, ndërsa me gratë i ndajmë dëshirat e tyre nga seksualiteti i tyre – dhe pyesim veten pse kemi një problem”.
Hall promovon edukim më të mirë për marrëdhëniet seksuale, plus qasje të përmirësuar për njerëzit që kanë një problem.
Ajo gjithashtu beson është i rëndësishëm identifikimi i moshës dhe edukimi sepse “ne duhet të pranojmë që një fëmijë i vendosur (për të parë pornografi) do të gjejë gjithmonë një mënyrë për të mposhtur sistemin” ndaj dhe nevojitet edukimi.
Thomas dhe James gjithashtu thonë se duhet të ketë sanksione më të ashpra. “Shpesh mendoj se nëse do të kishte pasur një filtër më të mirë në internet të gjerave që shohim kur isha 13 vjeç, tani do të isha martuar me fëmijë dhe nuk do të isha duke e bërë këtë bisedë,” thotë James./“The Guardian” -Si