Gjigantët e investimeve globale po tregojnë besim të vazhdueshëm në Kinë, duke i cilësuar të nevojshme lëvizjet e fundit rregullatore të miratuara nga autoritetet kineze, sipas një analize të fundit të “CNN”, që i referohet “Xinhua”.
Në artikullin që shqyrton përgjigjet ndaj një sërë masash që Kina ka marrë për të rregulluar tregun, “CNN” zbuloi se disa nga emrat më të mëdhenj në menaxhimin e aseteve thonë se është ende një kohë e mirë për të investuar.
“Rasti për Kinën në planin afatgjatë është i paprekur”, -u citua në analizë Luca Paolini, shefi strateg për “Pictet Asset Management”, një degë e bankës private zvicerane “Pictet Group”, e cila ka 746 miliardë dollarë nën menaxhim.
“Pictet” dhe shumë nga emrat më të mëdhenj në “Wall Street”, përfshirë “Fidelity”, “Goldman Sachs” dhe “BlackRock”, gjithashtu po këshillojnë klientët e tyre që të vazhdojnë të blejnë, megjithëse me kujdes.