Një 21-vjeçar në Kuçovë është vënë në pranga për posedim të armëve të zjarrit. Bazuar në informacionet e marra nga terreni, policia kreu kontrolle në banesën Alket Himës, banues në fshatin Tapi.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë model 56. Hima u arrestua për “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari