Gjermania e Hansi Flick është shndërruar një makineri golash. Panzerat shpartalluan 6-0 Armeninë në sfidën e luajtur në Stuttgart.
Armenia është rivali direkt i Gjermanisë në grupin J, por mesa duket vetëm në letër pasi në fushë të besuarit e Flick nuk falën. Dy golat e shpejtë të Gnabry, Reus dhe Ëerner i dhanë avantazhin me 4 gola në pjesën e parë. Në të dytën Hoffman dhe Adeyemi u vendosën vulën.
Po ashtu Spanja ka bërë autokritikë ndaj Gjeorgjisë me një fitore 4-0. Pas humbjes në Suedi, iberikët ishin të dënuar për të fituar. Gaya, Soler, Torres dhe Sarabia i dhanë fitoren përballë një kundërshtarit që mban vendin e fundit në grup.
Ndërkaq Polonia është ‘kënaqur’ me gola ndaj San Marinos. 7-1 fituan polakët ndërsa Leëandoëski u mjaftua me dy gola në pjesën e parë.
Polonia mban vendin e dytë në grupin I me 10 pikë, 1 më shumë se Shqipëria e vendit të tretë ndërsa kryeson Anglia me 15 pikë të plota pasi ,poshti Andorrën me rezultatin 4-0..
Ndërsa Italia zhgënjen edhe në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Kupës së Botës Katar 2022. Pas Bullgarisë, këtë herë italianët u ndalën në një barazim 0-0 pa gola përballë Zvicrës.Një ndeshje relativisht e fortë, madje kampionët e Europës, kishin mundësinë të kalonin në avantazh në minutën e 53′ kur Jorginho nga pika e bardhë e penalltisë gaboi përballë portierit Yan Sommer. Në Grupin C Italia kryeson me 11 pikë, ndjekur nga Zvicra me 7 pikë.
Në takimet e tjera dominuan emrat e mëdhenj të futbollit europian. Kështu, Belgjika mposhti thellë 3-0 Çekinë, me gola të Lukakut, Hazard dhe Saelemaekers, Spanja shkatërroi 4-0 Gjeorgjinë, Polonia e pati si stërvitore me San Marinon, duke fituar thellë 1-7, ndërsa Gjermania u shfaq si uragan përballë Armenisë, së cilës i shënoi 6 gola. Rumani – Lichtenstein përfundoi 2-0.
g.kosovari