Mes përplasjeve të shumta, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije u betuan këtë të dielë në Manastirin e Cetinjes.
Gjatë ceremonisë së shugurimit, Joanikije tha para besimtarëve se nuk ka ardhur për të shkaktuar trazira.
JOANIKIJE
KREU I KISHËS ORTODOKSE SERBE NË MAL TË ZI
“Do të na duhet shumë kohë për të kapërcyer këto ndarje. Ne bëmë gjithçka për t’i shmangur ato, unë nuk jam këtu për të vjedhur diçka apo të shkaktuar përcarje, unë jam këtu për të ushtruar besimin ndaj Zotit.”
Dhjetëra protestues u mblodhën në qendër të Cetinjes për të kundërshtuar shugurimin e Joanikijes. Protesta u përshkallëzua në përplasje mes demonstruesve dhe policisë qe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Një ditë më parë protestuesit bllokuan rrugën në hyrje të qytetit duke vendosur barrikada. Për të shmangur përplasjet, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije dhe Patriarku Porfirije arritën përmes helikopterit në manastir.
Kisha Ortodokse Serbe ka mbështetjen e një pjese të elitës politike në Mal të Zi dhe pretendon pronësinë e shumë kishave e manastireve të cilat i konsideron si të vetat.
Ligji për liritë fetare, ishte miratuar në vitin 2019, në kohën kur në pushtet ishte partia e Gjukanovic, dhe kërkonte nga komunitetet fetare të dëshmonin se janë pronarë të pronave para vitit 1918. Qeveria e ndryshoi ligjin me qëllim që të sigurohet se pronat do të mbeten në dorën e Kishës, që selinë e ka në Serbi.
Qyteti Cetinje, dikur ka qenë kryeqendra e Malit të Zi ndërsa sot konsiderohet si kryeqyteti kulturor dhe historik i këtij vendi.
/a.r