Këshilli i Shtetit në Kinë ka nxjerrë një sërë udhëzimesh mbi promovimin e masave të reformës dhe inovacionit për të lehtësuar tregtinë dhe investimet në zonat e tregtisë së lirë të vendit, përcjell “Xinhua”.
Sipas dokumentit, të publikuar në faqen e internetit të qeverisë qendrore, Kina do të ushtrojë një hapje më të madhe në drejtim të investimeve nga biznesmenët e Hong Kongut dhe Makaos, do të shtojë risitë në zhvillimin e tregtisë së importit, do të zhbllokojë potencialin për modele të reja biznesi, si dhe do të lehtësojë importin e produkteve mjekësore.
Udhëzimet thonë se vendi do të përshpejtojë zhvillimin e transportit multimodal, do të pasurojë më tej varietetet e lëndëve të para, do të prezantojë investitorët e huaj në tregtinë e së ardhmes, do të përmirësojë politikat rregullatore mbi marrëveshjet e ardhshme të kufizuara dhe do të rinovojë menaxhimin e llogarive bankare.
/b.h