Një 36-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë.
Behar Aliaj, banues në Fier ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Më 24 mars të vitit 2017 dyshohet se Aliaj, në vendin e quajtur “Sheq i Madh” në Fier, ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës një qytetar me iniciale E. B. Dyshohet se ai e ka kërcënuar se do ta vriste nëse nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro.
/b.h