Nuk ka dasmë pa dramë, por ngjarja e mëposhtme nuk është aspak një nga gjërat e zakonshme që mund të dëgjosh për to. Një organizatore dasmash, Callie, është bërë virale në Tik Tok pasi ka rrëfyer historinë e një dasme me të cilën ajo po merrej, e cila mund të ishte kthyer në një tragjedi. Vjehrra u përpoq të helmonte nusen pikërisht në ditën e shënuar të saj.
Callie e fillon rrëfimin e saj me ngarkesën e zakonshme dhe çështjet për të cilat duhet të kujdeset në raste të tilla, derisa iu desh të ndeshej me një porosi të paregjistruar që mbërriti nga një pastiçeri. Mamaja e dhëndrit shpjegoi se e kishte bërë ajo porosinë, e cila përshtatej edhe me tortën e dasmës në mënyrë që të kishte mjaftueshëm ëmbëlsira për të gjithë të ftuarit.
Deri këtu nuk kishte asnjë problem dhe Callie i vendosi mbi tavolinë, por flakët e ferrit pushtuan vendin kur vjehrra u përpoq t’i jepte nuses me zor një nga ëmbëlsirat. Doli që përmbanin arrë kokosi, ndaj së cilës nusja kishte alergji akute. Dhëndri, i cili vuri re kokosin, i bërtiti menjëherë së ëmës: “Mama, ti e di që ajo është alergjike!”
Kaluan disa sekonda pa asnjë reagim, të cilat u pasuan nga dhëndri që i ulërinte së ëmës, nusja e ngrirë në vend me pamje të tmerruar në fytyrë dhe vjehrra që dukej sikur nuk i interesonte aspak.
Fjalëve të të birit “ajo mund të kishte kaluar shok anafilaktik”, ajo iu përgjigj me: “Aksidentet ndodhin çdo vit”. Më pas, iu drejtua karriges së saj, mori sendet e veta dhe u largua.
Sipas fjalëve të dhëndrit, e ëma nuk e kishte mbështetur kurrë marrëdhënien e tyre.
/m.j