Qindra automjete të Kosovës dhe të Shqipërisë po presin në Rrugën e Kombit, për të hyrë në Kosovë duke krijuar një trafik të dendur. Trafiku në segmentin Bardhoc – Morine i Rrugës së Kombit dhe shkon deri në 12 kilometra.
KUKËS- Për të hyrë në territorin kosovar, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të PCR-së ose vërtetim vaksinimi ose ndryshe do të karantinohen shtatë ditë dhe kjo prej 5 ditësh ka shkaktuar një situatë të pazakontë në Morinë me radhë kilometrike autormjetesh që presin në doganë. Shumë shqiptarë të Kosovës po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar.
Qindra automjete të Kosovës dhe të Shqipërisë po presin në Rrugën e Kombit, për të hyrë në Kosovë duke krijuar një trafik të dendur. Trafiku në segmentin Bardhoc – Morine i Rrugës së Kombit dhe shkon deri në 12 kilometra.
Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë këto masa kufizuese, me qëllim të kufizimin e pandemisë COVID-19, pasi situata me koronavirusin në vend është përkeqësuar, ku vihet re një rritje e ndjeshme e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.
Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar me një orë dhe ky sektor tashmë do të mund të punojë deri në 21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme. Institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator. Pas kësaj date, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës. Ndërsa, qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë me 13 shtator, nga data 1 që ishte parashikuar nisja.