Një 19-vjeçare ka bërë një arratisje dramatike duke u hedhur nga dritarja pasi dyshohet se ishtë rrëmbyer dhe torturuar.
Pamjet e momentit tregojnë gruan 19-vjeçare që i var këmbët nga një dritare të lartë para se të hidhej nga ndërtesa në qytetin turk të Antalias të enjten. Gruaja e re, e quajtur në mediat lokale si Sirin, ra mbi një makinë të parkuar para se të rrëzohej në trotuar, duke shokuar dëshmitarët të cilët nxituan ta ndihmonin.
Sipas DailyMail, para hedhjes, kalimtarët, duke mos kuptuar se ajo ishte në rrezik, u përpoqën ta nxisnin të kthehej brenda dhe thirrën policinë. Sirin kishte bërtitur për ndihmë para se të binte nga 30 metra.
Ajo i mbijetoi rënies, por u plagos rëndë dhe fotografitë e tregojnë atë të veshur me një mbajtëse qafe dhe duke u marrë me një barelë nga mjekët. Ajo u dërgua në spital për mjekim.
Ajo pretendon se burra nga Irani e rrëmbyen dhe e torturuan, duke thënë se “ata u përpoqën të më shesin”.
Një hetim për incidentin është duke vazhduar dhe gjendja aktuale e Sirin nuk dihet.
g.kosovari