Futbollisti Cristiano Ronaldo është vendosur menjëherë në një vilë super-luksoze, ku edhe do të jetojë bashkë me familjen e tij. Mediat e huaja, britanikja “The Sun” ka zbuluar pamje nga brenda ku do të qëndrojë familja e 6 personave.
Prona luksoze ka një palestër me teknologji të lartë, pishinë dhe xhakuzi, duke i krijuar mundësinë portugezit që të stërvitet edhe në shtëpi. Klubi i Manchester United, i ka siguruar sulmuesit një ekip sigurie prej gjashtë personash që do të patrullojë pronën gjatë gjithë kohës.
Ronaldo rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër, ku edhe shënoi 118 gola në 292 ndeshje para se të largohej në 2009 për t’u bashkuar me Real Madridin. Ai kaloi nëntë sezone në Spanjë para se të transferohej tek Juventus në Itali në 2018.