Dy hajdutë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi grabitën një banesë. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë 23 dhe 30 vjeç u futën të qetë në katin e dytë të një shtëpie. Ata kishin marrë informacionet më parë, se pronari i banesës ishte me pushime.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 1 shtatorit në zonën Torre Spaccata në Romë, kur dy hajdutët ‘akrobatë’ u pikasën nga fqinjët të cilët njoftuan policinë.
Ata u ngjitën nga tarraca e banesës, me pas duke hapur grilat u futën brenda dhe morën disa sende me vlerë. Pasi arritën të kryenin vjedhjen, kishin marrë masa për të zbritur nga ballkoni me një litar 25 metra të gjatë.
Kur mbërriti policia, njëri prej tyre kishte zbritur, ndërsa personi tjetër mbeti i bllokuar brenda banesës.
Fillimisht policia arrestoi 30-vjeçarin i cili kishte mundur të dilte nga shtëpia, më pas 23-vjeçarin e bllokuar në tarracë.
Pas arrestimit, policia sekuestroi sendet e vjedhura dhe dy çanta shpine, ku brenda ishin edhe materialet që u përdorën për të kryer vjedhjen, një dërrasë, litar dhe disa kaçavida.
Dy të rinjtë u dërguan në qeli në pritje për të dalë para gjykatës.
g.kosovari