Shkodra renditet e dyta pas Tiranës për numrin e rasteve aktive me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në kryeqendrën e veriut janë më shumë se 1900 qytetarë të prekur nga koronavirus. Sipas mjekëve numri i të infektuarve është në rritje ndërsa çdo ditë vizitohen të mjeku pneumolog në spitalin e Shkodrës 40-50 persona.
Sipas Drejtorit të Spitalit të Shkodrës deri tani nuk parashikohet nga autoritetet shëndetësore që ky institucion të kthehet sërish për pacientët Covid.
Sipas të dhënave, deri tani në Shkodër janë bërë më shumë se 73800 injeksione anti-Covid nga të cilët ndërsa më shumë se 4500 qytetarë janë imunizuar plotësisht.
/a.r