Pas tre muajsh pushime, Ilir Meta është rikthyer në skenën politike me postimet e tij. Presidenti që ishte ‘zhdukur’ që pas 25 Prillit, ka folur sot për emigracionin. Ai ankohet se fëmijët e shqiptarëve po ikin jashtë shtetit. Meta kërkon hetim urgjent për “fenomenin”.
Kujtojmë se Ilir Meta prej tre muajsh nuk merr pjesë në politikën aktive. Këtë kohë ai ka postuar vec foto nga plazhet e malet ku ka kaluar beharin. Si dhe ka përkujtuar çdo të vdekur të mundshëm që i ka përkuar ndonjë datë gjatë kësaj kohe. Dhe ka heshtur për reagimet e ambasadorëve, shpalljen e Berishës ‘non grata’, dorëheqjet e deputetëve të zgjedhur, dorëheqjen e Luan Ramës, për ardhjen e afganëve, qeverinë e re etj etj!
Por ja që sot, Presidenti është bërë i gjallë:
Sipas të dhënave të bëra publike nga EUROSTAT, mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020).
Mbi 82 përqind e tyre janë nën moshën 14 vjeç.
Thellësisht i shqetësuar për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria, veçanërisht për faktin se destinacioni i tyre final është i paqartë, e mbështes kërkesën e CRCA/ECPAT dhe inkurajoj ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me hapjen e Kuvendit të ri, për të hetuar gjendjen dhe vendodhjen e tyre, analizuar arsyet dhe përgjegjësit, si dhe rekomanduar masat efikase me qëllim ndërtimin e një strategjie konkrete shtetërore për ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm.
Të bëjmë gjithçka për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, duke rikthyer besimin dhe garantuar mundësi dhe hapësira të reja, për t’u ndjerë plotësisht të realizuar, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt europiane në Atdhe.
/a.r
O plehrë! Tani u kujtove ti