Partia Demokratike ka reaguar mbi kabinetin e ri qeveritar të bërë zyrtar ditën e sotme në Asamblenë e Partiasë Socialiste.
Me një postim në Facebook, deputetja e zgjedhur Greta Bardeli e ka konsideruar kabinetin e ri si fytyra korrupsioni e babëzie të njohur për abuzime me fondet publike.
Lidhur me emërimet e grave në qeveri, Bardeli shkruan se janë për të ardhur keq, figura anonime përzihen dukshëm me ato të njohura për korrupsion, tendera sekretë, e abuzime të panumërta me taksat e qytetarëve, janë thjesht e vetëm fasada.
/m.j