Kryeministri Edi Rama bëri publike këtë të enjte emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojnë vendin në mandatin e 3. Rama konfirmoi në detyrë 10 ministra.
Por kush janë emrat që mbeten jashtë?
Erion Braçe nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Largimin nga posti i Zv/Kryeministrit, Braçe e njoftoi vetë pak ditë më parë. Emrat e tjerë që nuk do të jenë më në krye të ministrive janë Etilda Gjonaj, Anila Denaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko, Eduard Shalsi.
Ndërsa Milva Ekonomin nga Ministre e Bujqësisë, tanimë do të jetë Ministe Shteti për Standardet.
Ndërkohë, Arben Ahmetaj do të vijojë të jetë ministër i Rindërtimit, por krahas kësaj detyre do të mbajë edhe postin e zv/kryeministrit.
Po ashtu janë konfirmuar edhe Niko Peleshi në krye të dikasterit të mbrojtjes, Olta Xhaçka si ministre e Jashtme, Bledi Çuçi si ministër i Brendshëm, Belinda Balluku në krye të ministrisë së Infrastrukturës dhe Ogerta Manastirliu si ministre e Shëndetësisë.
Emrat e rinj në kabinetin qeveritar janë ai i Ulsi Manjës që do të mbajë postin e Ministrit të Drejtësisë. Në legjislaturën e kaluar, Manja ishte kryetar i Komisionit të Ligjeve. Post në qeverinë “Rama 3” do të ketë edhe Frida Krifca e cila nga kryetare e AZHBR-së do të bëhet ministre e Bujqësisë. Delina Ibrahimaj do të kalojë nga Drejtoria e Tatimeve në krye të Ministrisë së Ekonomisë. Rikthehet në kabinetin qeveritar Mirela Kumbaro, e cila do të jetë ministre e Turizmit dhe Mjedisit.
/a.r