Festivali i 54-t i Radio Televizionit Publik Shqiptar nis të premten. Atë do ta drejtojnë vetëm Pandi Laço dhe Blerta Tafani, pasi aktorja nga Kosova, Gresa Pallaska, është tërhequr prej këtij impenjimi, për shkak të angazhimeve të tjera artistike. Mediet shkruajnë se telenovela “Çka ka shpija” që transmetohet në ekranin e RTK-së, në Prishtinë duket se ka qenë arsyeja që e penalizoi aktoren Gresa Pallaska të tërhiqet nga prezantimi i edicionit 54-t i Festivalit të Këngës në RTSH. Artistja me keqardhje ka dhënë dorëheqjen nga kjo ngjarje artistike, më e madhja në Shqipëri, sa i përket muzikës, duke gjetur mirëkuptim te stafi drejtues i Festivalit.
Në faqen zyrtare të profilit të saj në “Facebook” shkruan:
“Raportimet e disa portaleve që unë jam tërhequr nga moderimi i festivalit të RTSH-së janë të pavërteta, sepse angazhimi im asnjëherë nuk është formalizuar transmeton Shekulli.
Përderisa e kam mirëpritur interesimin e organizatorëve të festivalit që unë të moderoj këtë ngjarje me rëndësi, nuk kemi arritur të formalizojmë angazhimin për shkak të orarit tim të ngjeshur profesional me disa shfaqje jashtë vendit. Pavarësisht kësaj, uroj që kjo ngjarje me rëndësi të shkon mirë, ashtu siç është planifikuar nga organizatorët”