Një grua shtatzënë ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar doktoresha e mjekimit intensiv, Agreta Gecaj-Gashi, e cila ka deklaruar se 29-vjeçarja ka vdekur të hënën. Ajo ka deklaruar se viktima nuk ka qenë e vaksinuar.
“Pardje ka vdekur, nuk ka qenë e vaksinuar. Viktima ka qenë e lindur në vitin 1991”, ka deklaruar Gecaj Gashi.
Sipas Gashit, aktualisht janë dhe 4 gra shtatzëna që po trajtohen me mjekim intensiv pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me Covid-19.
Ndërkaq drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, ka treguar për Express se viktima ka qenë në javët e para të shtatzënisë.
g.kosovari