Një person i cili ishte gjetur në një nga rrugët në Tiranë në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka ndërruar jetë në spital.
Policia bën me dije se viktima nuk është identifikuar, por dyshohet të jetë i moshës rreth 55-vjeçare.
Blutë thanë se ai u gjet dhe u dërgua në spital nga punonjës të stafit mjekësor në kryeqytet, por nuk mundi të mbijetonte.
Policia thotë se gjatë kqyrjes paraprake nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI
Më datë 31.08.2021, në spital, ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, (endacak), rreth moshës 55 vjeç, i gjetur nga punonjësit e stafit mjeksor, në rrugën “Endri Keko”.
Gjatë kqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari