Jo të gjithë fëmijët e njerëzve të famshëm dhe të pasur po jetojnë jetën e prindërve të tyre. Ndërsa ata zhyten në luks, duan të sigurohen që fëmijët e tyre të dinë vlerën e punës. Ja cilët janë disa të famshëm që kanë vendosur të mos i trashëgojnë asnjë pasuri fëmijëve kur të jetë koha.
Daniel Craig
Pasuria e tij vlen 100 milionë dollarë, por asnjë qindarkë nuk do t’i përkasë dy vajzave të tij, 2 dhe 29-vjeç. Aktori mendon se trashëgimia është “pa shije” dhe do të preferonte ta falte pasurinë e tij. Sipas tij, është më mirë ta heqësh qafe ose ta falësh përpara se të ikësh.
Elton John
Këngëtari dëshiron t’i japë binjakëve të tij, Elijah dhe Zachary, një gjendje të qëndrueshme financiare, por jo të servirura në një tabaka argjendi. Në vend të kësaj, ai dhe partneri i tij, David Furnish dëshirojnë t’i mësojnë atyre respektin për punën dhe paranë. “Djemtë kanë një jetë fantastike, nuk janë fëmijë normalë dhe nuk po shtirem se janë. Por duhet të kesh pak sens normaliteti, respekt për para, për punën”, tha John për “The Mirror”.
Gordon Ramsay
Shefi më i famshëm i kuzhinës ka vendosur të mos i trashëgojë asgjë 5 fëmijëve të tij, të cilët kur udhëtojnë me avion i bën të ulen në klasin ekonomik.
“Nuk do t’ia jap atyre. Nuk e kam për të keq, por nuk dua t’i llastoj. E vetmja gjë për të cilën kam rënë dakord me bashkëshorten është t’i paguaj 25% të një apartamenti, por jo pjesën e plotë. Unë kam qenë shumë me fat që kam një karrierë prej 15 vitesh në SHBA. Më ka siguruar shumë pasuri dhe kam qenë me shumë fat, kështu që e respektoj këtë”.
Ashton Kutcher
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis nuk kanë ndërmend t’iu trashëgojnë pasuri dy fëmijëve të tyre. Ndërsa ata mendojnë ta kalojnë atë për bamirësi dhe kauza të tjera, Ashton thotë se nëse ata i paraqesin një plan të mirë biznesi, ai është i gatshëm të investojë për biznesin e tyre.
Simon Cowell
Pak përpara lindjes së djalit të tij, Simon njoftoi se nuk do t’i japë asnjë qindarkë trashëgimie. Ai uk beson në kalimin e trashëgimisë ndër breza, kështu që mund ta japë pasurinë e tij për qentë ose fëmijët. Gjithashtu, është shprehur se shpreson që djali i tij të jetë i aftë mjaftueshëm për të siguruar një jetë të mirë për familjen e tij.
Mark Zuckerberg
Pas lindjes së vajzës, Max, themeluesi i Facebook njoftoi se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, 99%, do të kalojnë për Chan Zuckerberg Initiative – për avancimin e potencialit njerëzor dhe promovimin e barazisë.
Bill Gates
Pasuria 100 miliardëshe e Bill dhe Melinda Gates do të shkojë për kauza bamirësie, nëpërmjet fondacionit të tyre të bamirësisë, i cili është më i madhi në botë. Bill ka vendosur t’i lërë 3 fëmijëve të tij nga 10 milionë dollarë për secilin, që është më pak se 1% e pasurisë aktuale.
Warren Buffet
Njeriu i dytë më i pasur në botë ka qenë i pari i cili ka bërë të ditur se ku do të shkojë pasuria e tij pas vdekjes. Investitori dhe filantropisti do të japë 100% të pasurisë së tij për bamirësi. Fëmijët e tij nuk do të marrin para, por rreth 2 miliardë aksione për secilën nga bamirësitë.
Sting
Muzikanti ikonik thotë se 6 fëmijët e tij nuk do të marrin asgjë sepse me shumë mundësi ai do t’i ketë shpenzuar të gjitha. Për të është e rëndësishme që ata ta mësojnë vlerën e punës dhe se nuk kanë lindur me lugë argjendi në dorë, siç mund të mendojnë njerëzit.
Jackie Chan
Aktori do ta lërë pasurinë për bamirësi dhe jo për dy fëmijët e tij. Jackie beson se ata janë të aftë t’i bëjnë vetë paratë e tyre sesa të shpenzojnë të tijat. “Nëse ai është i aftë, do t’i bëjë vetë paratë e tij. Nëse jo, do të jetë thjesht duke shpenzuar të miat”.
/b.h