Ilir Meta është me të vërtetë në gjendje të vështirë pas rrënimit të LSI, përballjes me shkarkimin si President i Republikës dhe mbi të gjitha pas heqjes së “vizës” nga amerikanët, që i kërcënoi se i “kapte për veshi”.
Për të treguar në mënyrë reale se i ka ikur vërtet “petulla” (mendja), mjafton të shohësh foton e postuar në adresën e tij në rrjeitn social facebook dhe statusin me titull: “Petulla katuni, me të ik truni”.
Vërtetë për t’u ndjerë keq si është katandisur Presidenti i Republikës së Shqipërisë, nuk ka qene gjithnje keshtu.
Postimi i Metës:
“Petulla katuni me të ik truni”.
Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri.