Një profesor 88-vjeçar në Universitetin e Xhorxhias ka dhënë dorëheqjen pasi një student refuzoi të mbante një maskë gjatë mësimit. Irëin Bernstein tha se studenti kishte kërkuar nga ai të vendoste maskën por nuk ishte bindur.
Profesori tha se kishte frikë se mos infektohej me virus për shkak se vuante nga probleme të tjera shëndetësore, përfshirë diabetin, presion e lartë të gjakut dhe problemet të tjera të lidhura me moshën.
“Nuk isha i gatshëm të rrezikoja jetën time për të dhënë mësim në një klasë me një student të pamaskuar gjatë kësaj pandemie. Ndjeva një lehtësim kur dhashë dorëheqjen pasi isha shqetësuar shumë kohët e fundit.”, është shprehur profesori.
g.kosovari