Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zyrtarizoi ndryshimet e parashikuara në qeveri. Pas zjarreve shkatërrimtare të kësaj vere, formohet Ministria për Mbrojtjen Civile dhe menaxhimin e krizave.
Në krye të saj emërohet admirali në pension Evangelos Apostolaqis, ish-Ministër Mbrojtjeje. Po ashtu zëvendësohen edhe Ministrat e Mbrojtjes, Shëndetësisë dhe Turizmit.
Këto lëvizje vijnë në një kohë kur qeveria është kritikuar për mënyrës si përballoi situatën e zjarreve gjatë kësaj vere. Me mijëra hektarë pyje u shkrumbuan nga zjarret për ditë më radhë nëpër Greqi gjatë muajit Gusht, duke detyruar evakuimin e mijëra personave dhe shkatërrimin e mijëra shtëpive e bizneseve.
/a.r