Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kreun e Partisë Demokratike ka reaguar pasi u la jashtë Kryesisë, në mbledhjen e ditës së djeshme.
Përmes një shënimi në Facebook, Kadilli shkruan “Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë. Ngjashmëria me filmin për fëmijë që bëjnë lojë luftash nuk është rastësore”.
Ditën e djeshme PD mbajti mbledhjen e Kryesisë ku u zgjodhën sekretarët dhe krerët e komisioneve parlamentare.
/a.r