Prodhuesi kryesor i pijeve alkoolike në Kinë, “Wuliangye Yibin Co, Ltd”, rriti fitimin e tij neto në gjysmën e parë të vitit 2021 në 13.2 miliardë juanë (rreth 2 miliardë dollarë amerikanë) pas rritjes solide të shitjeve, njofton “Xinhua”.
Gjatë periudhës gjashtëmujore, kompania rriti 36.8 miliardë juanë të ardhura, me 19.45 për qind nga viti në vit, njoftoi kompania në një raport financiar të përkohshëm të paraqitur në Bursën Shenzhen të hënën.
Të ardhurat nga produktet e pijeve të kompanisë u rritën 21.07 për qind në 34.1 miliardë juanë, falë kanaleve të zgjeruara të shitjeve përfshirë blerjen në grup.