Los Angeles Times ka publikuar një listë prej dhjetë filmave më të mirë për vitin 2015, transmeton Koha.net. “Mad Max: Fury Road” me regji të George Millerit është filmi më i mirë sipas tyre, i ndjekur nga filmi romancë “Carol”, me një performancë të shkëlqyer nga Kate Blanchett dhe Rooney Mara.
“Tangerine” është filmi tjetër i përfshirë në top dhjetëshe, i cili më së miri ndërthurë tregimin dhe stilin në nivel të rrugës, duke e bërë një komedi që zbulon dritaren e një komuniteti të paparë më herët, transmeton Koha.net. “Ex Machine”, film i guximshëm, i cili eksploron kuptimin e ndërgjegjes njerëzore nëpërmjet zhvendosjes së dinamizmit të pushtetit, në të cilin publiku papritmas mund të çrrënjoset për një robot.
“The Assassin”, “The Diary of a Teenage Girl”, “Creed”, “While We’re Young”, “Chi-Raq” dhe “Results” përmbyllin top dhjetëshen e LA Times.