Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë arrestuar shtetasit D. K. 14 vjeç, banues në Durrës dhe R.M. 15 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasit e mësipërm, kanë kanosur me anë të rrjetit social Facebook moshataren e tyre, K.H. 15 vjeçe, duke i kërkuar një shumë prej 20.000 lekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.