Pas dorëheqjes së deputetit Mark Marku nga Partia Demokratike reagime të shumta kanë ardhur nga figura politike dhe jo vetëm.
Kryeredaktori i RD (gazeta Rilindja Demokratike) Bledi Kasmi, njeri i afërt i Berihës, përmes një postimi në Facebook e ironizoi largimin e tij duke e etiketuar Markun si një qaraman që nuk i duhet askujt.
Kasmi shton se një regjim nuk luftohet pa burra dhe gra të vendosur, nevojiten njerez që nuk ikin me bishtin ndër shalë por marrin përsipër sakrifica.
“Qaramanet nuk i duhen askujt
Ajo qe duhet kuptuar eshte se nje regjim nuk luftohet me qaramane qe katapultohen nga askundi.
Do burra e gra te vendosur qe nuk ikin me bishtin nder shale nga nje beteje, por njerez qe marrin persiper sakrifica.
Sa kohe nuk kuptohet kjo, atehere rruga eshte pa krye dhe kostot i paguajme te gjithe”, shkruan ai.
Mark Marku dha dorëheqjen sot si deputet pasi drejtoi fushatën e PD-së në Lezhë duke sqaruar se Partia Demokratike është në rënie të vazhdueshme dhe se Basha është krytar i partisë së Berishës.
/m.j