Sot i jepet lamtumira Bardhi Prodo, 51 vjeç, i cili ishte shoferi i furgonit që u aksidentua në Qafë-Muzinë ku si pasojë humbe vetë jetën së bashku me 4 persona të tjerë. Së fundmi familja Prodo në Sarandë, ka hapur dyert e mortit, për të bërë nderimet e fundit për babanë e 3 fëmijëve.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë sot është arrestuar Rexhina Çelhaka, 22-vjeçarja e cila u përfshi me mjetin e saj në një aksident tragjik pasditen e djeshme ku humbën jetën 5 persona.
Sipas asaj që raporton policia, 22-vjeçarja, duke drejtuar makinën e saj “Land Rover”, në aksin rrugor Muzinë-Jorgucat, është përplasur me një furgon me drejtues Bardhi Prodo., 51 vjeç dhe për pasojë mjeti furgon ka rënë disa metra poshtë rrugës.
/a.r