Ky është Bardhyl Proda, shoferi i furgonit të linjës Tiranë-Sarandë, që u rrëzua këtë të enjte në Qafë Muzinë, në aksin Gjirokastër-Sarandë.
Proda është në mesin e 5 personave që gjetën vdekjen në këtë ngjarje tragjike.
Policia tha zyrtarisht se shkak për ngjarjen e rëndë u bë përplasja e furgonit me një makinë fuoristradë që drejtohej nga një grua.
Të aksidentuarve u erdhën në ndihmë fillimisht kalimtarë të rastit, më pas zjarrfikësja dhe ekipet e emergjencës nga Gjirokastra. Pamjet e rënda në vendi i ngjarjes tregojnë përpjekjet e dëshpëruara për t’u ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në furgon.
Po ashtu, autoambulancat dërguan drejt spitalit të Gjirokastrës të aksidentuarit e tjerë nga kjo ngjarje e rëndë.
Rrethanat e plota të këtij aksidenti nuk dihen ende. Do të jenë hetimet ato që do të zbardhin ngjarjen e rëndë.
/a.r