Protestuesit kanë qëlluar me bojë të kuqe objektin e qeverisë së Kosovës, duke kërkuar drejtësi për 18-vjeçareN e vrarë disa ditë më parë në Ferizaj. Manifestuesit brohoritën “Kryeministër I ke duart me gjak” dhe “Drejtësi për Marigona Osmanin.
Protesta nisi fillimisht përpara ministrisë së drejtësisë, ku u kërkua që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.
Gjithashtu u bë thirrje për shkarkimin e të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe policëve që nuk I trajtojnë këto raste me seriozitet sipas Kodit të Procedurës Penale.
Manifestimi I organizua nga Kolektivi për Mendimin dhe Veprimin Feminist, “Qika”, Rrjeti I Grave të Kosovë, Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut dhe Qëndra Kosova për Studime Gjinore.
Nderkohe, ne proteste mori pjese edhe vete ministrja e drejtesise, Albulena Haxhiu.
/m.j