Në mes të kaosit në Afganistan, ku shtete të shumta janë mobilizuar për të evekuuar qytetarët nga vendi i tyre, një kompani amerikane ka përfituar nga situata për të fituar para.
Sipas “Wall Street Journal”, Eric Prince, sipërmarrësi i kompanisë së sigurimit “Blackwater” vendosi të zhvillojë fluturime me çarter për të evakuuar qytetarët që duan të largohen nga Afganistani.
Por evakuimi do u kushtojë qytetarëve 6500 dollarë dhe nisjet bëhen nga aeroporti i Kabulit. Nëse qytetarët duan që ekipet e evakuimeve të vijnë tek dera e shtëpisë, ata duhet të paguajnë ekstra.
Ushtarët e “Blackwater”, u akuzuan në vitin 2014 për vrasjen e disa qytetarëve në Irak, por krimet ende nuk janë vërtetuar.
“The Wallstreet Journal” e ka cilësuar këtë tentativë të Eric Prince, si një mekanizëm për të përfituar sa më shumë nga tragjeditë në një kohë që shumë shtete apo dhe organizata ndërkombëtare po bëjnë përpjekje për të evakuuar qytetarët nga rreziku i talebanëve.
/m.j