A do të ndjekë Covid-19 të njëjtin “model” si gripi sezonal, i cili arrin kulmin në dimër ose gjatë sezonit të lagësht në vendet tropikale?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, shkencëtarët po krahasojnë rastet me koronavirus midis marsit 2020 dhe marsit 2021 në pesë vende, Kanada, Gjermani, Indi, Etiopi dhe Kili – ku studiojnë temperaturën mesatare ditore, lagështinë, rrezatimin ultravjollcë dhe kapacitetin e tharjes së ajrit.
Në vendet me klimë të butë ata zbuluan se Covid-19 arriti kulmin gjatë muajve të dimrit, kur temperatura dhe lagështia ishin të ulëta. Ndërkohë, në vendet me klimë tropikale rastet arritën kulmin gjatë musonëve të verës, kur lagështia ishte e lartë.
Rezultatet, të publikuara në revistën GeoHealth, zbulojnë se ka dy variabla – nivelet ultravjollcë dhe kapaciteti i tharjes së ajrit – që lidheshin vazhdimisht me nivelet e Covid-19 në të gjitha vendet. Dielli i ndritshëm dhe avullimi i shpejtë u shoqëruan me rënien e rasteve të koronavirusit, ndërsa qielli me re dhe avullimi i ngadalshëm duket se ndihmojnë në përhapjen e virusit.
Parashikimi i sezonit të Covid-19 do të jetë i rëndësishëm në luftimin e përhapjes së tij, duke siguruar që dozat përforëcuese të vaksinave të jepen para fillimit të sezonit kur Covid arrin kulmin.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk duhen respektuar masat anti-Covid thjesht sepse ka diell.
/b.h