Penatagoni ka bërë nëj përditësim të situatës në aeroportin e Kabulit. BBC shkruan se në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby është shprehur se evakuimet do të vazhdojnë deri në ditën e fundit të afatit. Sipas tij edhe pse dy ditët e fundit do të fokusohen më shumë në heqjen e të gjitha trupave amerikanë në Kabul, nëse ka njerëz që duhet të largohen nga vendi, ata do të evakuohen.
” Ne po bëjmë më të mirën që mundemi për të shpërngulur sa më shumë njerëz jashtë në çdo ditë të caktuar. Ne do të vazhdojmë të evakuojmë popullsinë e nevojshme deri në fund nëse duhet.
Por në dy ditët e fundit ne do të fillojmë t’i japim përparësi aftësisë ushtarake dhe burimeve ushtarake për t’u larguar. Kjo nuk do të thotë nëse jeni i evakuuar dhe keni nevojë të dilni jashtë, ne nuk do të përpiqemi t’ju nxjerrim jashtë,” tha ai.
Ai gjithashtu u shpreh se në momentin e fundit që do të përfundojë misioni i evakuimit amerikanë dhe trupat do të largohen nga aeroporti, Afganistani nuk do të jetë më përgjegjësia e tyre.
“Talibanët do të duhet të menaxhojnë vetë dhe me bashkësinë ndërkombëtare,” tha ai./m.j